Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all 2497 articles
Browse latest View live

8 gënjeshtrat që transmeton pornografia dhe efektet e saj

$
0
0

seksiNuk mund ta mësosh të vërtetën për seksin nga pornografia. Ajo nuk interesohet për të vërtetën. Pornografia nuk është bërë për të edukuar, por për të shitur. Prandaj, pornografia thotë çdo gënjeshtër që tërheq dhe mban audiencën. Pornografia lulëzon mbi gënjeshtra në lidhje me seksin, femrat, martesën dhe plot të tjera. Ekspertet tregojnë gënjeshtrat e pornografisë dhe efektet që ato sjellin.

Gënjeshtra 1 – Femrat janë më pak se njerëzore

Femrat te revista Playboy quhen “lepurushka,” duke i bërë ato kafshëza të vogla të lezetshme ose “shokë loje,” duke i bërë lodra. Revista Penthouse i quan ato “pets” (kafshë që mbahen në shtëpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshë, lodra, ose pjesë trupi. Disa pornografi tregojnë vetëm trupin ose organet genitale dhe nuk e tregojnë fare fytyrën. Ideja që femrat janë qenie reale njerëzore me mendime dhe emocione minimizohet.

Gënjeshtra 2 – Femrat janë një “sport”

Disa revista sporti kanë një numër “kostume banje”. Kjo sugjeron që femrat janë një lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojë dhe në lojë duhet të “fitosh”, “mundësh”, ose “shënosh”. Meshkujt që e gëlltisin këtë pikëpamje kanë qejf të flasin për “rezultate” me femrat. Ata fillojnë ta matin burrërinë e tyre me “pikët” që kanë marrë. Çdo femër me të cilën “shënoj” është një trofe më shumë në raft apo një “shenjë” më shumë në rrip për të treguar maskilitetin.

Gënjeshtra 3 – Femrat janë pronë

Të gjithë keni parë fotografi të ndonjë makine elegante me një vajzë “sexy” të shtrirë mbi të. Mesazhi i pashprehur, “Bli njërën dhe do të kesh edhe tjetrën”. Pornografia e fortë e çon këtë edhe më tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall në një katalog, duke i ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur që klienti t’i shikojë. Nuk është për t’u çuditur që shumë djem të rinj mendojnë se nëse kanë shpenzuar para duke dalë me një vajzë, ata kanë të drejtë të kenë seks me të. Pornografia thotë se femrat mund të blihen.

Gënjeshtra 4 – Vlera e një femre varet nga bukuria e trupit të saj

Femrat më pak tërheqëse përqeshen në pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose më keq, thjesht sepse nuk plotësojnë kriteret e pornografisë për femrën e “përsosur”. Pornografia nuk pyet për mendjen apo personalitetin e një femre, por vetëm për trupin e saj.

Gënjeshtra 5 – Femrave iu pëlqen përdhunimi

“Kur ajo thotë jo, do të thotë po” është një skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u përdhunuar, duke luftuar dhe duke qëlluar në fillim, por pastaj … Pornografia i mëson meshkujt të pëlqejnë keqtrajtimin e femrave për argëtim.

Gënjeshtra 6 – Fëmijët e vegjël duhet të kryejnë seks

Një nga gjërat që shiten më shumë në pornografi është imitimi i pornografisë “fëminore”. Vajzat grimohen në mënyrë të tillë, që të duken si vajza të vogla me flokët bisht, me këpucë vajzash të vogla, duke përqafuar një arush lodër. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve është që seksi i të rriturve me fëmijët është normal. Kjo e bën përdoruesin e pornografisë t’i shikojë fëmijët në mënyrë seksuale.

Gënjeshtra 7 – Seksi i paligjshëm është qejf

Pornografia shpesh përzien brenda edhe elemente të paligjshme ose të rrezikshme për ta bërë seksin më “interesant”. Ajo sugjeron që nuk mund të kënaqesh me seksin nëse ai nuk është anormal, i paligjshëm apo i rrezikshëm.

Gënjeshtra 8 – Prostitucioni është magjepsës

Pornografia e paraqet me ngjyra të bukura prostitucionin. Por në realitet, shumë nga vajzat e portretizuara në materialin pornografik një jetë skllaveje. Shumë kanë qenë të abuzuara seksualisht. Disa janë të infektuara me sëmundje të pashërueshme të transmetueshme seksualisht që janë shumë ngjitëse dhe shpesh vdesin në moshë shumë të re. Shumë prej tyre marrin drogë thjesht për të përballuar jetën.

 


Studimi: Seks në hotel, më mirë se në shtëpi

$
0
0

gabimetttNëse ndonjëherë pas seksit në dhomën e hotelit keni menduar se ka qenë shumë më i mirë se sa në shtëpi, nuk jeni i vetmi.

Është dëshmuar që kur çifti u dorëzohet magjive të seksit në dhomën e hotelit, për dallim nga dhoma e gjumit, hapësira e re do të stimulojë transmetimin e dopaminës në tru, ndërkaq ajo luan rol të rëndësishëm me rastin e eksitimit seksual.

Hotelet ndikojnë në mënyrë të kënaqshme

Hotelet shpesh janë të dizajnuara në atë mënyrë që të kënaqin çdo dëshirë dhe nevojë tonën. – Ekziston ai momenti psikologjik, sapo të keni hyrë në hotel, diçka posaçërisht luksoze dhe e lezetshme na bën automatikisht të gjithë ndihemi më seksualë dhe më me dëshirë për seks.

Në hotel mund të harroni përditshmëritë

Për të arritur eksitimin seksual, aq më parë te femra, pjesët e trurit të cilat janë të lidhura me stresin dhe vështirësitë, patjetër duhet të jenë të shkyçura.

Prandaj, ekspertët shpesh këshillojnë çiftet që të shndërrojnë dhomën e gjumit në vatër dashurie, në të cilën nuk do të ketë kurrfarë përkujtuesish të përditshmërive.

Këtu nuk ka fotografi të fëmijëve, fatura të cilat patjetër duhet t’i paguani, libra të cilët patjetër duhet t’i lexoni… Thjesht jeni në një vend të pakohë, sikur të keni dalë nga jeta vetjake. Dhe kur t’i eliminoni të gjitha gjërat të cilat rikujtojnë stresin në jetën tuaj, lehtë do të eksitoheni – thonë ekspertët.

Në këtë mënyrë do të pasuroni rutinën, e cila automatikisht do të bëhet më e egër dhe, nesër, kur do të kthehen në shtëpi, do të merrni me vete një pjesë të asaj atmosfere.

 

Sekreti për një seks më të ‘nxehtë’

$
0
0

SeksiProvoni këto metoda për rritjen e kënaqësisë në seks.

Duket se e tëra qëndron tek metoda e frymëmarrjes.

Kështu, më poshtë mund të mësoni se çfarë të bëni për këtë:

Ngadalësojeni atë

Shumica e grave marrin frymë shpejtë gjatë seksit, dhe më pas e mbajnë frymëmarrjen gjatë një orgazme. E gjitha kjo ndodh në mënyrë automatike, pa menduar fare për këtë.

Por, për të rritur kënaqësinë në seks, merrni frymë më ngadalë, bëni frymëmarrje të thella pasi në këtë mënyrë ju do të zgjasni orgazmën dhe do të rrisni tensionin e kënaqësisë.

Merrni frymë së bashku

Marrja dhe lëshimi i frymës së bashku me partnerin është një teknikë e thjeshtë por shumë e fuqishme për të rritur lidhjen emocionale – dhe madje mund të çojë në orgazma të parakohshme.

Ja si ta bëni këtë:

Shtrihuni në shtrat duke qëndruar përballë njërit­tjetrit dhe duke e shikuar njëri­tjetrin në sy. Duke e bërë këtë, ju e vëreni frymëmarrjen e tij dhe ai të tuajën. Më pas, përshtateni frymëmarrjen në atë mënyrë që marrja dhe lëshimi i saj  të bëhet në të njëjtën kohë nga të dytë. Sapo ta bëni këtë, imagjinojeni sikur jeni duke u shkrirë në njëri­tjetrin.

Kjo padyshim se do të krijojë një lidhje më të thellë emocionale dhe fizike.

Tradhtia duhet të jetë problem serioz atje (+18)

$
0
0

Duket se Kina ka një problem tjetër serioz: tradhtitë bashkëshortore.

Gjithmonë e më shumë video vijnë nga ky vend, ku tregohet se si kapen partnerët mat.

Kjo video tregon se si një grua u kap duke e tradhtuar të shoqin me dashnorin brenda një makine.

Epshi i vërtetë: Tri fantazitë më të mëdha seksuale të femrave moderne

$
0
0

epshiNuk janë vetëm meshkujt ata të cilët kaplon fantazia kur është fjala për seksin.

  1. Dashnor i përsosur

Njëra nga dëshirat më të mëdha të fantazive të femrave është seksi me një mashkull të bukur dhe të zjarrtë, i cili di të kënaqë femrën më shumë se askush tjetër.

Në fantazinë e këtillë mund të jetë partner i saj një mashkull një krejtësisht i panjohur, miku, kolegu apo ndonjë personalitet i famshëm, transmeton Telegrafi.

  1. Treshja

Seksi në treshe nuk është vetëm fantazi e popullarizuar e meshkujve. Edhe femrat e dëshirojnë edhe një person tjetër në krevat, qoftë edhe vetëm duke fantazuar.

Nuk ka rëndësi nëse janë dy meshkuj apo një mashkull e një femër, thjesht dëshira për këtë aventurë i tërbon ato.

  1. Dominimi

Seksi në të cilin njëri partner dominon është fantazi e shumë femrave. Nuk është me rëndësi a dominon mashkulli apo femra, me rëndësi është që njëri të jetë udhëheqës i lojës seksuale.

Nëse hetoni një gjë të tillë, shfrytëzoni menjëherë, por si në të gjitha gjërat dhe në seks ka kufij që duhet t’i vendosni menjëherë.

 

 

 

 

Degjeneron mbrëmja studentore: Kush do ta q… këtë vajzë? (+18)

$
0
0

studentetNjë mbrëmje studentore degjeneroi në një spektakël erotik.

Pjesëmarrësit nisën të dalin në skenë dhe të stimulojnë akte seksuale.

Një DJ i ftuar, nisi të inkurajonte turmën të merrte pjesë në këto shfaqje.

Ai madje e quajti njërën nga studentet “prostitutë”.

“Brohorisni nëse doni të q… këtë vajzë. Ajo është gati, formoni radhën. Unë jam i pari,” tha DJ Lee Watson.

Sipas Mirror, kjo ndodhi në një klub nate gjatë një feste të Universitetit Hull.

Disa studentë thanë se mbetën të shokuar.

Lewd: Students simulate oral sex on stageUpset: One participant was reduced to tears after being called a "slag"Chants: The audience heckled students taking part

Miss BumBum: Ja femra më të pasmet më seksi në botë

$
0
0

Njihuni me femrën më të pasmet më seksi në botë.

Suzy Cortez është shpallur femra më të pasmet më të mira në konkursin Miss BumBum, që zhvillohet në Brazil.

Ky është viti i pestë i këtij konkursi që ka fituar famë botërore.

Suzy CortezMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantMiss Bumbum Brazil 2015 pageantDaiane NogueiraThamara AmancioClaudia PiresDebora OliverFernanda AbraaoDeborah Danriu

“Më mirë një kukull seksi se të tradhtoj gruan”

$
0
0

Shumë meshkuj kinezë, që punojnë larg shtëpisë, kanë nisur të blejnë kukulla të shtrenjta seksi- në mënyrë që të mos i tradhtojnë gratë e tyre.

Miliona meshkuj në Kinë punojnë larg shtëpive dhe familjeve të tyre.

Ata kthehen në shtëpi rrallë, ndaj kanë nevojë për shoqëri.

Në vend që të shkojnë me prostituta, mijëra prej tyre po blejnë kukulla seksuale të cilësisë së lartë, raporton Mirror.

Liu, 29 vjeç, ka shpenzuar 1400 sterlina për një kukull të tillë.

Pavarësisht kostos, sa paga e një muaji, ai nuk është i zhgënjyer.

“Si dizajner industrial nuk mund të neglizhoj mungesën e detajeve realiste”, thotë babai i një fëmije.

“E kam përdorur disa herë,” thotë ai, duke shtuar se nuk ka ndërmend të tradhtojë të shoqen.

Tregu i lodrave seksuale në Kinë kap një vlerë prej 10 miliardë sterlina në vit.

kukulla

Shows salesman Yi Jiange positioning a new high-end sex doll on a display shelf at the Micdolls store in BeijingShows salesman Yi Jiange positioning a new high-end sex doll on a display shelf at the Micdolls store in BeijingHigh-end sex dolls on display at the Micdolls store in BeijingAn inflatable sex doll at a wholesale sex toy market in Beijing


Sa herë duhet të bëjmë seks në javë?

$
0
0

seksiShpesh herë themi, gjella me kripë dhe kripa me karar, por a vlen kjo shprehje për seksin? Sesa herë duhet të bëjmë seks në jetën bashkëshortore është një pyetje që sa interesante, por dhe me shumë përgjigje. A mundet dikush t’i japë përgjigje të saktë kësaj pyetjeje?

Janë përpjekur t’i përgjigjen shpesh studime të shumta, por secili nga këta ka dhënë rezultate të ndryshme.

Mirëpo, një studim thekson se çiftet e moshës së mesme praktikojnë një herë apo dy herë seks në javë.

Natyrisht, edhe mosha mund të ketë rolin kryesor. Çiftet e reja bashkëshortore në moshën njëzet dhe tridhjetëvjeçare bëjnë jetë më të pasur seksuale dhe ndodh që seks të praktikojnë edhe nga disa herë në ditë. Tek çiftet më të moshuara, por që janë një kohë të gjatë në bashkëjetesë, e praktikojnë pak dhe më rrallë seksin.

Pra, përgjigje të vërtetë për pyetjen e shtruar në fillim të këtij teksti nuk ka. Çështja kryesore është kompromisi.

Brenda një jave duhet bërë aq seks sa u përshtatet të dy partnerëve.

Për të marrë përgjigjen personale, është e domosdoshme që në jetën bashkëshortore të keni komunikim të hapur.

Pra, ky është hapi i parë që çon në jetën e shëndoshë seksuale.

Foto+Video: Përjetoi 4 orë orgazëm, femra dërgohet në spital

$
0
0

6208647_637243Nuk i ndalet orgazma për 3 orë, i dashuri e dërgon në urgjencë. Kjo është historia e Liz e cila ka përjetuar një orgazëm të gjatë. Orgazëm e cila nuk dukej se do ndalej ndonjëherë.

Ajo nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër veç se të shkonte në spital. Ajo kishte pritur një orë që të përfundoj orgazma dhe kur nuk kishte përfunduar ajo kishte filluar të kishte frikë.

“Unë fillova të kërcej lartë e poshtë, sepse dëshiroja të bëja çdo gjë që të më ndalej orgazma”,- thotë Liz.

Ajo gjithashtu kishte pirë edhe verë për ta ndalur orgazmën, por dukej se asgjë nuk funksiononte.

Dhe kur asnjë ilaç i shtëpisë nuk dukej se po funksionon, i dashuri i saj Eric, i kishte rekomanduar ta dërgoj atë në spital.

Orgazma e saj kishte vazhduar edhe gjatë kohës kur ajo ishte në spital dhe pacientët e tjerë kishin mbetur duke i vëzhguar dhe duke menduar se çfarë ka kjo grua që nuk po ndalet së rënkuari.

Por më në fund pas 4 orëve duke përjetuar orgazëm, ajo kishte filluar të ndihej prapë normal.

 

Ja 8 lëvizjet që çdo femër duhet të provojë në shtrat…

$
0
0

l-euml-vizjet-q-euml-ccedil-do-fem-euml-r-duhet-t-euml-provoj-euml-n-euml-shtrat_hdNëse ju ndjeheni se jeta juaj seksuale nuk po ecën siç duhet, apo vetëm dëshironi të bëni diçka të re, tetë këshillat e mëposhtme janë ato që çdo grua duhet të ndjekë të paktën një herë në shtrat.

1 – Bëhuni egoiste

Ndonjëherë keni nevojë më shumë për kënaqësinë tuaj. Kërkojeni atë çfarë dëshironi dhe mos u shqetësoni për partnerin. Është e vërtetë që duhet të ketë një balancë, por nëse shqetësoheni gjithmonë për të, ju nuk do ta zbuloni kurrë se çfarë dëshironi.

2 – Lubrifikohuni

Vetëm pak lubrifikim mund të bëjë dallimin në mes të shqetësimit dhe ekstazës. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në lubrifikim natyral të një gruaje: dehidratimi, pilulat, stresi, ilaçet kundër depresionit, shtatzënia dhe madje edhe ushqyerja me gji; por ju nuk duhet të gëzoni për këtë. Shtimi i një lubrifikanti në rutinën tuaj seksuale mund të intensifikojë kënaqësinë, të rrisë ndjeshmërinë, të zgjasë aktin, të ndihmojë në përdorimin e prezervativit dhe t’ju bëjë më të ndjeshme dhe stimuluese.

3 – Vishni diçka joshëse

Të veshurit të një palë të brendshme të reja, mund t’ju rrisë besimin në dhomën e gjumit. Sigurohuni që ajo që vishni është për të dy: nëse ndiheni të bezdisura dhe jo rehat nuk do t’ju bëjë të keni një seks të paharrueshëm. Nëse të brendshmet seksi nuk janë për ju, mund të përdorni një palë këpucë ose buzëkuq. Është ekuivalenti seksual i një kostumi biznesi.

4 – Konsideroni një stimulim me dorë

Nëse partneri juaj mund të jetë pak “i ashpër” me klitorin tuaj, kjo është e përkryer. Një lexuese thotë: “I dashuri im më stimulon me gishta gjatë seksit oral, kjo ishte një përvojë shumë intensive për të dy ne.”

5 – Shihni filma porno me partnerin

Ashtu si lojërat e seksit, filmat për të rritur mund të jenë një aktivitet në çift. Gjeni diçka që ju pëlqen të dyve dhe do të surprizoheni sa bukur do jetë.

6 – Praktikoni vonesën e kënaqësisë

Me një partner të qëndrueshëm është mirë që gjërat mos të përfundojnë shpejt. Kthehuni në kohët kur dilnit bashkë si adoleshentë dhe më pas dilni në darkë para se të bëni seks.

7 – Merrni pjesë në dominim dhe tërheqje

Për të habitur partnerin tuaj përdorni një palë pranga, filloni kështu aventurën tuaj të dominimit dhe nënshtrimit. Nxisni ide me partnerin tuaj më parë dhe më pas vijini ato në praktikë.

8 – Mjaft u shtirët për orgazmën

Kur kjo nuk po ndodh, presioni për arritjen e orgazmës mund të rritet dhe t’ju bëjë të ndiheni të parehatshme dhe të tensionuara. Përqendrohuni vetëm të shijoni momentin. Duke qenë më të relaksuara do të keni rezultate më surprizuese.

Fieri, qyteti ku shihet më shumë porno. Durrësi kryeson për seksin gay

$
0
0

erosFieri është qyteti ku kërkohet më shumë për materiale pornografike në internet, raporton TemA.

Ky përfundim vjen nga opsioni i Google, “Google Trend”.

“Google Trend” mat volumin e kërkimeve për terma të caktuara, në qytete të caktuara dhe pastaj jep tendet e kërkimit

për to.

Për termin “porn”, për vitim 2015, klikimet më të shumta në qytetet shqiptare janë të renditura si më poshtë: Fieri,

Vlora, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Tirana.

Ndërkohë, për termin “gay”, volumi më i madh i kërkimeve vjen nga Durrësi, ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Tirana.

12 mësimet që mësova nga seksi  i keq…

$
0
0

have-great-sexNëpëmjet kësaj videoje ju do të kuptoni disa detaje se çfarë nuk duhet të bëni gjatë marrëdhënies seksuale.

Mos kryeni marrëdhënie në dush, sepse nuk është aq romantike sa në filma, orgazma e fallco nuk iu ndihmon, një fytyrë e bukur s’do të thotë një femër e aftë edhe në shtrat, mos kryeni marrëdhënie me një të dehur nuk është fortë e këndshme, etj.

 

Këto 4 shenja të horoskopit kanë më tepër varësi nga seksi

$
0
0

126ec88b78cc2a065ca5f5b26777adbe_puhiaKryesisht të gjithë e duam seksin, mirëpo në zodiak ka të tillë të cilët thjesht nuk munden pa aktivitete të shtratit. Në vijim, mësoni cilët janë:

Dashi

Po, vërtet është, madje shumë. Periudha e shkurtër pa seks (fjala është për një apo dy ditë) e bën nervoz. Bëhet agresiv ndaj ambientit, andaj më mirë është që të qëndrojmë larg tij. E vetmja gjë që e qetëson për një kohë të shkurtër, janë filmat pornografikë. Mirëpo kjo mund të bëhet thikë me dy tehe: mund ta bëjë edhe më të pezmatuar.

Binjakët

Binjakët e paqëndrueshëm dëshirojnë të kërcejnë nga njëra lule te tjetra, sapo të vërejnë që partneri nuk i plotëson nevojat e tyre të mëdha. Pa seks bëhen të tërbuar dhe shumë të shpërqendruar, andaj nëse vërejnë që në punë bie efikasiteti, duhet ta dini – ka arritur periudha “e thatë”.

Luani

Emri tjetër që i përshtatet është – lakmitar! Është i pangopur dhe seksin e ka në kokë 24 orë. Natyrisht, aty mund të ndodhin edhe pushtime, zotërime, e çka jo tjetër? Dhe kur fillon të lavdërohet, vajmedet! Nëse grindeni me Luanin, duhet ta dini që ka pa seks së paku 48 orë.

Akrepi

Dhe, ja po ju flasim edhe për Akrepin. Keni dëgjuar shprehjen “i pangopur/e pangopur”? E po ai është i krijuar bash për këtë epitet. Akrepi mund të humbë vetëkontrollin kur është i pakënaqur, mirëpo nëse nuk ka pasur seks për një kohë të gjatë, bëhet i tërbuar, sulmues dhe i mundimshëm. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kohës së abstinencës seksuale të kërkojë shërbime të prostitutave.

Çifti vdes duke bërë seks në hotel: Ai pëson infarkt dhe shtyp gruan

$
0
0

ciftiNjë burrë dhe një grua vdiqën duke bërë seks në një vaskë hoteli në Meksikë.

Charles McKenzie, 67 vjeç dhe gruaja e tij, Dorothy, 63 vjeç, u gjetën të vdekur në hotel Playaca Palace.

Çifti kanadez kishte udhëtuar për të marrë pjesë në dasmën e të bijës.

Fillimisht u mendua se ishte një problem me vaskën, që kishte sjellë tragjedinë.

Por autoritetet thonë se ai pësoi atak kardiak dhe ra mbi të shoqen, duke e shtypur.


Seks në zyrë? Sa shumë e bëjnë në vendin e punës

$
0
0

seks ne zyrePuna është e ndarë nga jeta private?

Harrojeni.

Një në dhjetë persona pranon se ka bërë seks në vendin e punës.

Kështu thuhet në një sondazh të Kabel Eins në Gjermani.

Por gjithçka nis nga fantazia dhe përfundon në realitet.

77 përqind e meshkujve fantazojnë të bëjnë seks me një kolege në zyrë.

Ndërkohë 62 përqind e femrave fantazojnë për një të shpejtë në pushimin e drekës me kolegun.

Ndërkohë, Bild jep disa këshilla se si duhet të jetë seksi në zyrë.

Fillimisht duhet të tregoheni profesionistë, nuk ka përkëdhelje, pseudonime apo ‘dirty talk’.

Duhet një heshtje absolute: mbajeni vetëm për veten këtë aventurë.

Mendoni gjithmonë për pasojat: zakonisht seksi bëhet gjatë festave apo kur keni konsumuar alkool. Por nëse nuk jeni shumë të sigurt në vetvete, mos e ndërmerrni këtë hap.

Kufizoni dëmet: pas seksit, mos mendoni që të ndryshoni marrëdhënien me kolegun apo kolegen tuaj. Vazhdoni si normalisht.

8 vjet burg: U hoq si mashkull për të bërë seks me një vajzë

$
0
0

sexNjë vajzë, e cila u hoq si mashkull për të bërë seks me një femër tjetër, është dënuar me tetë vite burg.

Gayle Newland, 25 vjeç, i kërkonte vajzës tjetër të mbyllte sytë kur bënin seks, ndërkohë që përdorte një penis prostetik.

Britanikja Newland pretendonte se po luanin një lojë me fantazi.

Të dyja bënë seks mbi dhjetë herë.

Pavarësisht pretendimeve, gjykata e gjeti fajtore për sulm seksual.

Viktima e zbuloi të vërtetën kur e hoqi një ditë mbulesën nga sytë dhe pa penisin prostetik.

Duke dhënë vendimin, gjykatësi tha se këto sulme seksuale kanë pasur ndikim të fortë psikologjik tek viktima.

Ai shtoi se pasojat do ndjehen gjatë.

Ja si do i falenderojë një pornostare trupat që kthehen në atdhe

$
0
0

bordelloNjë pornostare dhe pronari i një bordelloja, e mbiquajtur si “shtëpia më e egër në Amerikë”, kanë gjetur një mënyrë unike për të falenderuar ushtarët veteranë që kthehen në atdhe.

Mike Busey tha se ofron seks me pornostaren Jenny për të gjithë ushtarët.

Seancat seksuale ofrohen brenda bordellos “Sausage Castle” (Kështjalla e salçiçes).

Kjo bordello, që gjendet në Orlando, Florida, ka një reputacion për teprimet dhe gjërat e çuditshme.

Jenny është një pornostare 47-vjeçare, që synon të bëhet aktore.

Hudhra, sekreti i joshjes?

$
0
0

hudhraDuket si një këshillë shumë e keqe, por seriozisht djema nëse doni ta bëni për vete vajzat harroni aftershave dhe nisni të hani hudhra.

Shkencëtarët zbuluan se djersa e meshkujve të cilët kishin ngrënë hudhra i tërhiqte më tepër femrat. Ata thanë se femrat kanë evoluar për ta pëlqyer erën e hudhrës e cila është shumë ushqyese dhe sugjeron se personat janë të shëndetshëm.

Hudhra ka antibiotikë, veti antivirale dhe antifungale kështu që na mbron nga gripi, shtypja e lartë e gjakut dhe disa kancere.

Kështu që edhe nëse ju duhet një  karamele për ta maskuar erën e keqe të gojës, djersa juaj do të veprojë në favorin tuaj.

8 arsye pse nuk kaloni dot në

$
0
0

orgazmaPërjetimi i një orgazme nuk duhet të jetë si përpjekja për të zgjidhur një problem të vështirë matematikor (shumica nuk ia del kurrë), por për shumë gra, orgazma ka pikërisht atë pamje, fytyrën e një ushtrimi OLIMPIADASH matematikore.

  1. Po përdor ilaçe që i bëjnë orgazmat gati të pamundura

Michael Krychman, drejtor ekzekutiv në qendrën mjekësore për shëndetin seksual në Kaliforni, thotë se mjekimet që përdoren për të trajtuar depresionin, ankthin dhe të tjera gjendje, mund të ulin nivelin e hormoneve seksuale dhe shpesh mund të shkaktojnë orgazma shumë të pafuqishme ose aspak. Pra nëse seksi është i mirë, por t’i thjesht nuk e ndjen, kjo mund të jetë arsyeja. Flisni me doktorin tuaj dhe shqyrtoni mundësitë e zëvendësimit të mjekimit aktual, me të tjerë që kanë më pak efekte anësore.

  1. Bëni vetëm seksin klasik, penetrimin

Dr. Krychman mendon se shumë djem thonë se janë të pparë në seks, por në fakt nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë. Sipas Justin Lehmiller, doktor filozofie, autor i “Psikologjia e Seksualitetit Human”, vetëm 50% e femrave mund të përjetojnë orgazmën vetëm nga penetrimi. Nëse ju nuk bëni pjesë në atë grup, provoni stimulimin klitoral me ndihmën e dorës tuaj ose përdorni lodra seksi që t’ju ndihmojnë gjatë aktit.

  1. Nuk po bëni mjaftueshëm ‘nxemje’.

Shumë femra shtiren gjatë orgazmës, sepse shumë meshkuj nxitojnë dhe nuk i japin kohën e duhur as të eksitohen. Nëse nuk jeni të eksituara, nuk mund të kaloni në orgazmë, prandaj bëni mirë t’i thoni ‘mikut’ tuaj të qetësohet dhe ta mari shtruar.

  1. Je shumë e stresuar për të shijuar seksin

Shumë femra bëjnë seks duke u shqetësuar rreth ndonjë shtatzënie të padëshiruar të mundshme, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ose pyesin veten nëse mashkulli që kanë në shtrat është i mirë për to, apo besnik. Sipas ekspertëve, kjo e bën shumë të vështirë për femrat që të shijojnë momentin.

  1. Nuk e dini ende se çfarë doni

Vagina ka shumë pjesë përbërëse dhe mos-informimi i duhur gjatë rritjes, na bën të mos e njohim mirë atë që na bën të ndihemi mirë. Doktoresha McDonald-Mosley sugjeron masturbimin ndërsa stimulohet klitori dhe njëkohësisht bëhet penetrimi me një lodër seksi. Sapo ta kuptoni çfarë ju bën të ndiheni mirë, ndajini njohuritë dhe dëshirat tuaja me partnerin.

  1. Vendos veten nën trysni duke u përpjekur të arrish në orgazmë sa më shpejt.

Nëse qëndron e shtrirë nervoze, e lodhur ose nuk ndihesh rehat sepse minutat kalojnë dhe ti ende nuk e ke arritur kulmin, nuk ke për ta arritur kurrë!  Dr. McDonald-Mosley thotë se presioni i vazhdueshëm brenda vetes që na bën të kërkojmë me ngulm arritjen e orgazmës tek vetja dhe tek partneri, nuk bën gjë tjetër veçse i vështirëson gjërat për të dy. Përpiqu të mos i mendosh orgazmat dhe përpiqu të shijosh ndjesitë. Do ta arrish atëherë kur nuk e pret.

  1. Mund të kesh nevojë për lubrifikant

Rreth 40% e femrave nuk prodhojnë mjaftueshëm lubrifikant natyral sa për të shijuar seksin. Dr. McDonald-Mosley thotë se edhe nëse trupi laget, ndonjëherë përbërja e prezervativëve, hormoneve dhe emocioneve, mund të të lërë të thatë. Përdorimi i lubrifikantëve (nuk është vetëm për të moshuarat, është për këdo), është një mënyrë e mirë që të ndihesh më mirë dhe gati për një orgazëm!

  1. Ke një problem anatomik ose fizik që duhet ta kontrollosh tek mjeku

Problemet e vërteta mjekësore që ndikojnë në mundësinë tuaj për të arritur orgazmën janë të rralla, por ekziston diçka si deformimi klitoral. Nëse po përjetoni probleme të mëdha për të arritur orgazmën, vizitohuni tek një gjinekolog për t’u siguruar se nuk keni asgjë të tillë.

Viewing all 2497 articles
Browse latest View live