Një grua prej kohësh dyshonte se i shoqi po e tradhëtonte. Ajo vendosi që dyshimet e saj t’i çonte deri në fund. Në zyrën e bashkëshortit i cili është avokat i njohur në Australi, ajo fshehu një kamera në zyrën e tij për të vërtetuar nëse dyshimi i saj ishte i vërtetë.
Nuk kaluan shumë kohë dhe kamera kishte filmuar çastin, kur avokati kishte bërë seks në zyrën e tij me një kolege.
Kjo provë i ka mjaftuar asaj për të kërkuar divorcin, por jo vetëm kaq, por ta përhapte skandalin në të gjithë rrethin shoqëror e familjar.
Siç duket, kamerat e fshehta janë kthyer në një burim vërtetësie dhe po përdoren gjithmonë e më shumë nga partnerët, të cilët dyshojnë për tradhti apo pabesi.