Koncepti mbi dashurinë dhe mënyra si ajo shprehet ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm përmes shekujsh. Komunikimi mes të dashuruarve ka kaluar nga letrat, telefonatat e rralla e deri tek zhvillimet e ditëve të sotme, njohje facebook-u apo rrjetesh të tjera që lejojnë kontakt intensiv.
Megjithatë, koncepti thelbësor i dashurisë midis dy njerëzve mbetet, edhe pse kemi dëgjuar ndonjë histori të çuditshme të marrëdhënieve seksuale të njerëzve me kafshët.
Por ka edhe dashuri më absurde që janë ato për arushët artificialë që vajzat aq shumë i duan.
Për disa vajza është normale që të puthësh, përqafosh apo duash një arush nëse diçka e tillë të jep siguri dhe lumturi.
Kur shumë vajza kujdesen të kalojnë natën me dikë, për të tjerat arushi ka një kuptim domethënës, sidomos pasi janë ndarë nga i dashuri.
Ekziston një faqe online ku vajzat mund të flasin për dashurinë e tyre ndaj arushave. Një vajzë mendon se të jesh në një lidhje me një arush gjigant është shumë argëtuese.
Vajzat mendojnë se ata janë dëgjues të mirë, nuk të shqetësojnë dhe janë gjithmonë aty kur ti ke nevojë. Një arush nuk do të ishte i aftë kurrë të tradhtonte.