Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497

Bisedat tronditëse erotike midis adoleshentëve shqiptarë

$
0
0

bisedaBiseda të forta erotike midis adoleshentëve kanë mbërritur në redaksinë e Jetashoshqef.al. Përmbajtja e tyre është shumë e fortë madje edhe e “ndyrë”. Por, sapo sheh biseda të tilla e kupton që vajzës në fjalë i kanë vjedhur Facebook-un. Kjo është “hakmarrja” e hidhur që adoleshentët kanë zgjedhur t’i bëjnë njëri-tjetrit në rastet kur “urrehen”.

Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetmi. Ka shumë adoleshentë që vuajnë psikologjikisht degjenerimin që u vjen në rrjetet sociale nga bashkëmoshatarët. Degjenerim ky që i ka futur jo pak herë në depresion.

Publikimi i këtyre fotove është një denoncim ndaj këtij fenomeni për ta goditur fort atë, pasi këta djem dhe vajza që nëpërmjet profileve të rreme në Facebook degjenerojnë njëri-tjetrit nesër do të jenë “pjata” që e ardhmja i servir këtij vendi. Na pret një ardhme që po e rrisim vetë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497