Thuhet se viti 2016 do jetë edhe viti i robotëve të seksit.
Arsyeja duket e thjeshtë.
Teknologjia po bën të pamundurën për të gjetur mënyrën se si të eksitohemi pa pasur një prani njerëzore.
Sipas Mirror, duket se tashmë mund të eksitohemi thjesht duke prekur pjesët intime të robotit.
Një studim zbulon se njerëzit mund të eksitohen teksa prekin të pasmet dhe zonën gjenitale të një roboti humanoid.
Studimi u bë me një robot të ngjashëm me modelet C-3PO dhe Wall-E.
Universiteti i Stanfordit u vendosi pjesëmarrësve nga një sensor Affectiva-Q në gishta, për të matur ndjeshmërinë e tyre.
Pasi ata preknin robotin në pjesët e ndjeshme, eksitoheshin.
“Kjo tregon se njerëzit reagojnë ndaj robotëve në mënyrë primitive. Prekja e organeve intime të dikujt funksionon edhe në rastin e pjesëve të robotit,” tha Jamy Li.