Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497

Video+18: Ja çfarë i ndodh penisit tuaj pasi merrni Viagra

$
0
0

Couple-having-sex-and-man-holding-Viagra-pill-492003-620x358A jeni brengosur ndonjëherë se çfarë mund t’i ndodhë trupit tuaj pasi të pini një hap të vogël të quajtur “Viagra”? Qysh nga prezantimi i saj në vitin 1998, “Viagra” ka shpëtuar miliona jetë seksuale të meshkujve që vuajnë nga mos funksionimi i ereksionit.

Një studim i bërë nga Superdrug tregon se, çfarë i ndodhë trupit të mashkullit brenda 24 orëve që e merr këtë drogë.

12 minutat e para

Viagra shumë shpejtë ka efektet e saj dhe mund të marrë kohë vetëm 12 minuta për t’i shkaktuar ereksion një mashkulli që ka këtë problem.

Pas 27 minutave

Nëse nuk ka ndodhur në 12 minutat e para, atëherë ju do të keni një ereksion të fortë në gjysmën e parë të një ore. Hulumtuesit kishin zbuluar se, efekti mesatar i Viagres është vetëm 27 minuta.

Pas 57 minutave

Pasi të ketë kaluar pothuajse një orë e plotë, ju do të arrini ereksionin më të mundshëm, pasi droga e arrin përqendrimin më të lartë në gjak. Kjo ndoshta është se përse ekspertët thonë se, duhet ta përdorni Viagrën 1 orë para se të bëni seks.

Pas 4 orëve

“Viagra” ka një jetëgjatësi prej 4 orësh, që do të thotë se pas 4 orëve që e keni marrë atë, efekti i saj zvogëlohet prej 50%.

Pas 10 orëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe pas 10 orëve meshkujt mund të arrinin një ereksion të fortë. Në fakt, kjo gjë ishte pothuajse aq e thjeshtë sa në 2 orët e para.

Pas 12 orëve

Shumë meshkuj mund të arrijnë ende ereksionin por nuk do ju zgjasë. Koha mesatare e një ereksion pas kësaj kohe është rreth 16 minuta.

Pas 24 orëve

Pas një dite efektet e kësaj droge do të hiqen pothuajse të gjitha. Veç kësaj, të gjitha gjurmët e kësaj droge do të zhduken nga qarkullimi juaj i gjakut, bashkë me nxitjen seksuale që ua mundëson kjo drogë.

Si funksionon Viagra?

Kur ju e gëlltitni atë në formë të një hape, komponenti cGMP i hollon venat e gjakut duke e lejuar gjakun të qarkulloj më lehtë. Prandaj, gjaku qarkullon më lirshëm në penis, duke e bërë më të lehtë për meshkujt të arrijnë ereksionin./Lajmi.net/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497