Robotët e seksit janë tashmë një realitet.
Disa nga mediat më të mëdha raportojnë për këtë fenomen, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se brenda disa dekadash, seksi me robotët do jetë normal.
Por prodhuesit e një kompanie pioniere të lojërave video thonë se janë përmbytur nga kërkesat për një robot seksi të prodhuar prej tyre.
VirtuaDolls thotë se ka vendosur të shtyjë për ca kohë projektin për shkak të kërkesave.
Kompania ka krijuar një sistem, që u lejon njerëzve të vendosin një helmetë VR në kokë, e cila simulon seks me femra të ndryshme, ndërsa një pajisje i përgjigjet në ekran erotizmit.
Fjala bie, në ekran mund të shohësh pamjet erotike, ndërkohë që një lodër seksi prej silikoni pulson në kohë për çdo lëvizje.
Kompania thotë se kërkesa për vaginën virtuale ka qenë e jashtëzakonshme.