Një yll televiziv në Meksikë, në qendër të një skandali me një video seksi, u ka kërkuar fansave që të mos e paragjykojnë.
Javën e shkuar u publikua një video erotike e Vivian Cepeda, 26 vjeç, duke bërë seks me këngëtarin Eliseo Robles, 36 vjeç.
Të dy e dinin që po xhiroheshin.
Fansat e saj reaguan të shokuar, duke e akuzuar prezantuesen televizive se ka tradhtuar të shoqin.
Por Cepeda tha: “Kur u bë ajo video, asnjë nga ne nuk ishte në një lidhje. Isha e dashuruar, ndaj mos më gjykoni. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe mësojmë prej tyre”.