Shumë meshkuj kinezë, që punojnë larg shtëpisë, kanë nisur të blejnë kukulla të shtrenjta seksi- në mënyrë që të mos i tradhtojnë gratë e tyre.
Miliona meshkuj në Kinë punojnë larg shtëpive dhe familjeve të tyre.
Ata kthehen në shtëpi rrallë, ndaj kanë nevojë për shoqëri.
Në vend që të shkojnë me prostituta, mijëra prej tyre po blejnë kukulla seksuale të cilësisë së lartë, raporton Mirror.
Liu, 29 vjeç, ka shpenzuar 1400 sterlina për një kukull të tillë.
Pavarësisht kostos, sa paga e një muaji, ai nuk është i zhgënjyer.
“Si dizajner industrial nuk mund të neglizhoj mungesën e detajeve realiste”, thotë babai i një fëmije.
“E kam përdorur disa herë,” thotë ai, duke shtuar se nuk ka ndërmend të tradhtojë të shoqen.
Tregu i lodrave seksuale në Kinë kap një vlerë prej 10 miliardë sterlina në vit.