Një grua është arrestuar pasi kyçi brenda të shoqin dhe e përdhunoi.
40-vjeçarja, e quajtur Shim, mbajti peng për 29 orë të shoqin, Kim.
Ngjarja ndodhi në Seul të Koresë së Jugut.
Ky është rasti i parë kur një grua akuzohet për përdhunim që kur Gjykata Supreme e njohu përdhunimin martesor si krim në maj të vitit 2013.
Shim mesa duket e përdhunoi të shoqin me qëllimin që të siguronte prova të favorshme për t’i përdorur gjatë procedurave të divorcit.