Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497

Do hanit këtu? Restoranti ku për të ngrënë duhet të hiqni mbathjet. Të gjithë nudo

$
0
0

Parisi gjithnjë është njohur për konceptet unike që lidhen me lakuriqësinë në çdo lloj forme të saj dhe këtë e ka manifestuar në forma nga më të ndryshmet.

 Së fundmi, kryeqytetit parizien i është shtuar restoranti i parë në të cilin mund të cilin mund të darkosh nudo, madje edhe mund të zhvishesh gjatë kohës që je aty.

Restoranti hapi dyert ditën e premte dhe deri më tani ka rezultuar i suksesshëm. Kureshtja nuk ka qenë e pakët dhe dëshira për të qenë pjesë e atij ambienti nuk ka munguar.

Klientët e parë janë shprehur se nuk ishin aspak në siklet, pasi e dinin mirë se çfarë i priste. Në hyrje të lokalit, atyre i kërkohej t’i vendosnin rrobat në garderobën e posaçme. Ndonëse parizienët janë mësuar me nudizmin, të konsumosh një vakt lakuriq, edhe për ta është një përvojë e re.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497