Në këtë artikull do të trajtojmë një nga çështjet më të rëndësishme, atë të seksualitetit të femrës dhe lidhjes së tij me moshën e femrës.
Çfarë mendojnë femrat për seksin? Çfarë duan ato nga seksi? Çfarë u jep atyre më shumë kënaqësi?
Nga 25 — 35 vjeç: Zhytje në kënaqësi
Kjo është mosha kur femrat e dinë shumë mirë se çfarë duan, e njohin trupin e tyre dhe dinë se si të marrin maksimumin nga marrdhëniet seksuale. Në këtë moshë femra arrin kulmin e orgazmës dhe është e hapur me partnerin e saj për ndjesi të reja dhe për eksperimente në jetën e vet seksuale.
Nga 35 — 45 vjeç: E lumtur me veten
Pas moshës 35 vjeç, femra në përgjithësi është në kulmin e ralizimit të saj si nga ana personale ashtu edhe nga ajo profesionale, gjë që i jep asaj siguri dhe e bën të ndihet e qetë dhe e lumtur me veten. Në këtë moshë femra i njeh shumë mirë kënaqësitë e veta dhe nuk ngurron ti shijojë ato apo edhe të zbulojë ndjesi të reja seksuale. Problematikë në këtë periudhë mund të jenë rastet e menopauzës së hershme, që i shkaktojnë shumë ndryshime femrës.
Nga 45 — 52 vjeç: Prag i ri
Kjo është një moshë e vështirë për seksualitetin e femrës. Së pari është periudha e menopauzës dhe së dyti femra në këtë moshë mund të humbasë vetbesimin tek bukuria dhe trupi i saj, çka bëjnë që ajo mos të ndihet mirë dhe mos të ndihet tërheqëse për partnerin e saj. Femra mund të kalojë edhe momente shumë të vështira depresive në këtë moshë, por nëse është e rrethuar me dashuri në familje kjo mund të kthehet në një periudhë qetësie dhe harmonie shpirtërore për të.
Nga 52 — 55 vjeç: Vrull i ri seksual
Ndryshe nga etapa e mëparshme, pas moshës 52 e deri në moshën 55 vjeç, femra ndryshon rrënjësisht në kahun pozitiv. Ajo tashmë e pranon faktin e ndryshimeve në trupin e saj, e pranon se nuk është më 20 vjeçe dhe se nuk ka nga çfarë të trembet. Ajo rifillon aktivitetin e saj seksual me shumë vrull dhe gjen ndjesi të reja seksuale me trupin e saj të ndryshuar. Nëse femra arrin të këtë një periudhë të mirë seksuale në këtë moshë, atëherë, ajo do të arrijë një harmoni shpirtërore të pamasë.
Pas moshës 55 vjeç: Pjekuri
Në këtë moshë femra ka arritur pjekurinë maksimale dhe ka përfituar një qetësi me veten. Është koha kur ajo duhet të kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e vet pasi nuk është më e re. Por megjithëse në këtë moshë, natyra i ka rezervuar surpriza dhe ka raste që ajo mund të shijojë dhe të ndjejë kënaqësi me orgazmën postmenapauzë. Gjithsesi, megjithë dëshirën e femrës për të pasur jetë të shëndetshme seksuale edhe në këtë periudhë të jetës së saj, më e rëndësishmja për të mbetet harmonia shpirtërore dhe të ndjerit e vetes të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.