Ky çift në Paraguai ka shokuar të gjithë këmbësorët dhe shoferët rreth e rrotull pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie në pjesën e pasme të një motori në lëvizje.
Policia nisi një hetim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Encarnacion, në juglindje të Paraguait, video e cila u bë virale në mediat ndërkombëtare.
Pamjet u filmuan nga një person që ndodhej në makinë dhe nuk mundi t’i besonte syve nga ajo që pa.
Video ngjalli një debat në forumet e diskutimit në Amerikën Latine dhe në të gjithë botën. Shumë përdorues e panë si tepër të rrezikshëm dhe si burim aksidentesh aktin e çiftit. Policia po punon për identifikimin e dy të rinjve.