Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497

Studimi shokues: Në këtë vend, burrat nuk bëjnë seks me gratë

$
0
0

nintchdbpict000261076807-550x367

Një studim i ri ka zbuluar se çiftet e martuara në Japoni (një vend me shkallën e lindjeve ndër të ulëtat në botë) po bëjnë më pak seks se asnjëherë më parë.

Shoqata e Planifikimit Familjar në Japoni, një institucion kërkimor publik, ka marrë përgjigje për jetën e tyre private nga 655 burra dhe gra të martuara të moshës mes 18 dhe 49 vjeç, si pjesë e një studimi më të gjerë dyvjeçar, rreth zakoneve personale të kryera në vjeshtën e vitit 2016.

Sipas studimit, 47.3 për qind e meshkujve dhe 47.1 për qind e femrave thanë se nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre gjatë muajit të shkuar.

Kjo përkon me kriteret zyrtare të asaj që studiuesit e quajnë një martesë e ftohtë.

Kur e njëjta pyetje është bërë në sondazhin e vitit 2004, vetëm 31.9 për qind e çifteve kanë thënë se janë në martesë të ftohtë.

“Kjo tendencë është në rritje”, tha për mediat lokale presidenti i Shoqatës së Planifikimit Familjar në Japoni, Kunio Kitamura.

Një studim i disa muajve më parë po në Japoni, tregonte se, rreth 42% e burrave dhe 44.2% e grave beqare kanë pranuar se ende janë të virgjëra.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497