Quantcast
Channel: Eros – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497

Një video e re seksi pushton Italinë

$
0
0

vid

Pas vetëvrasjes së Tiziana Cantone-s, shumë italianë ngritën zërin kundër cënimit të privatësisë. Mes tyre edhe Belen Rodriguez, e cila kujtoi në një intervistë se kur shpërtheu skandali i videos së saj të seksit, nga stresi kishte abortuar një fëmijë.

Megjithatë interneti u pushtua sërish nga një video intime; këtë herë bëhet fjalë për Maria Teresa Bucchino-n, motrën e Cristina Bucchino-s, të dyja modele të famshme në Itali. Hakerat i hynë në kujtesën e telefonit dhe publikuan foto intime dhe një video seksi tre minuta të gjatë.

“Jam e tronditur”, tha Maria Teresa, “Po përjetoj një shok!”. Dy motrat kanë ngritur padi dhe shprehen se janë viktima të dashakeqësisë. Maria Tereza thotë se videoja është aq e hershme saqë as që e mbante mend. Në këto pamje ajo shfaqet me ish-të dashurin.

Dyshohet të ketë qenë pikërisht ai publikuesi i videos që po përflitet masivisht në rrjetet sociale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2497