Miliona njerëz mund të ndjehen më të çliruar pas këtij studimi, raporton Mirror.
Edhe pse deri më tani mendohej se madhësia e një penisi mesatar është mbi 15 centimetra, një studim i plotë ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë.
Analiza e 17 studimeve, që kanë marrë në shqyrtim plot 15.500 meshkuj ka dalë në përfundimin se gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13.12 centimetër.
Ndërkohë gjatësia mesatare e një penisi të flashkët është 9.16 centimetër.
Përfundimet e këtij studimi janë publikuar në revistën BJU International.
Kërkuesit besojnë se studimi do të ndihmojë shumë meshkuj, që janë të shqetësuar për përmasat e penisit të tyre.
Ekspertët thonë se numri i meshkujve të shqetësuar për madhësinë e penisit është në rritje.